Marka e famshme e makinave, Toyota ka bërë një njoftim të rëndësishëm përa i përket tregut të makinave elektrike për dekadën e ardhshme.

Prodhuesi më i madh i automjeteve do të prezantojë të paktën 10 makina të reja elektrike deri në fillim të vitit 2020, duke filluar në Kinë dhe pastaj në nivel global.

Toyota tha se ka në plan të shesë të paktën 5.5 milionë makina elektrike deri në vitin 2030, duke përfshirë 1 milionë makina me bateri të plotë elektrike dhe automjete me karburant me hidrogjen.

Kjo është një lëvizje e madhe për Toyota, e cila ka mbetur prapa rivalëve të tillë si Nissan në lojën e makinave elektrike.

/Ora News.tv/