Tottenhami luan me "zjarrin", lejon Son të marrë pjesë në Lojërat aziatike

Tottenhami luan me "zjarrin", lejon Son të marrë pjesë

Me shpresën që do të fitojë medaljen e artë në Lojërat aziatike, çka do të thoshte dhe përjashtim nga shërbimi ushtarak, klubi i Tottenham Hotspur e ka lejuar sulmuesin Son Heung-Min të bashkohet me kombëtaren e Koresë së Jugut.

26 vjeçari, i cili nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën angleze të Premier League në korrik, duhet të nis shërbimin ushtarak dimrin e ardhshëm, një shërbim i detyrueshëm dhe që i kërkohet çdo qytetar mashkull në Kore.

Megjithatë, lojtarit mund t'i jepet një përjashtim i cili u jepet sportistëve të profilit të lartë që fitojnë medalje në ngjarje të mëdha sportive, duke përfshirë Lojërat Olimpike dhe Kupat e Botës.

Ylli korean, i cili pritet të fillojë detyrën ushtarake brenda dy viteve të ardhshme, do të humbasë dy ndeshjet e para të Koresë së Jugut në Kupën aziatike të janarit si pjesë e kompromisit të arritur me klubin.

Lojërat aziatike 2018, ku përfshinë rreth 20 kombëtare do të fillojnë këtë të shtunë në Xhakarta, Indonezi.

EMISIONET