Në botën e Golfit, ka akoma ndonjë të apasionuar, të gatshëm për të bërë "marrëzi".

Pasioni dhe marrëzia i kanë lejuar dikujt të paguajë jo më pak se 24.660 euro për topin e golfit që Tiger përdori në 2005-n, ku fitoi në "Augusta Masters" dhe dikujt tjetër të paguajë plot 36 mijë euro për një shkop golfi, përdorur në 2001-shin, gjithnjë nga "fenomenali", shkruan tgcom.it

Nuk dihen blerësit, por nëse do i linim dorë të lirë fantazisë, do imagjinonim që është i njëjti blerës tek të dy objektet, atëherë personi do ketë shpenzuar plot 60 mijë euro.

/Ora News.tv/