Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Brazili i shkaktoi humbjen Gjermanisë në shtëpinë e saj në ndeshjen miqësore të 27 marsit.

Pas takimit ka folur mesfushori gjerman, Toni Kross, ku ka thënë se paraqitja e “Pancerëve” nuk ishte afër nivelit të kërkuar dhe se disa nga lojtarët duhet të mendojnë mirë para botërorit në Rusi.

“Rezultatet negative po zotërojnë kohët e fundit në këtë ekip. U pa se nuk jemi aq të mirë sa flasim, disa prej nesh duhet të mendojnë mirë për paraqitjet e tyre para Rusisë”, tha Kros për ZDF.

Brazili festoi në Berlin në saje të një goli të shënuar nga Gabriel Jesus duke iu hakmarrë për “tragjedinë”  e pësuar në gjysmëfinale të botërorit të para katër vjetëve, ku gjermanët fituan 7:1.

Theksojmë se kampionët aktual botëror ditë më parë barazuan në Düsseldorf kundër Spanjës me rezultat 1:1.

Gjermania ndodhet në Grupin F së bashku me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut në Kupën e Botës në Rusi.

EMISIONET