UEFA pak ditë më parë e vendosi Arenën Kombëtare mes stadiumeve kandidate për të mirëpritur Superkupën e Europës në vitin 2020. Një vlerësim për tu evidentuar në drejtim të impiantit modern i cili pritet të përurohet në fund të tetorit. |

Shefi i sektorit te marrëdhënieve institucionale dhe projekteve në Federatën Shqiptare të Futbollit , Kejdi Tomorri shprehet se përfshirja e "Arenës Kombëtare" mes stadiumeve pretendent është një hap pozitiv përpara.

"Patjetër që është shumë pozitive për vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit e ka një nga prioritetet e veta organzimin e një Superkupe Europiane në Shqipëri. Duke qënë që dhe impianti që po ndërtohet është goxha modern, mund të themi që është një nga më të mirët në rajon dhe për më tepër t'i ofrojmë mundësinë sportdashëve shqiptarë që të shikojnë live dhe nga afër dy nga ekipet më të mira në Europë, që është fituesi i Europa League dhe Champions League"

Por cilat janë shanset që Uefa të përzgjedhë pikërisht stadiumin tonë kombëtar?! Tomorri shfaqet optimist duke deklaruar se heren e fundit ky impiant u penalizua pasi ishte në fazat e para të ndërtimit, ndërsa kësaj rradhe mundësitë janë të mëdha që Superkupa e Europës në vitin 2020 të zhvillohet pikërisht në Shqipëri

"Jëmi goxha entuziasm duke qënë që edhe ne e kemi kuptuar që herën e parë jemi penalizuar pasi e kishim stadiumin vetëm në letër, sepse nga ana tjetër bisedimet me bashkinë dhe organizatat e tjera ishte shumë i mirë, çka u vlerësua dhe nga UEFA, duke marrë dhe pikët maksimale. Prandaj jemi dhe shumë të bindur se jemi kandidati kryesor, potencial për ta zhvilluar Superkupën e Europës në Shqipëri.

Arena Kombetare pritet te jetë një ndër stadiumet me modern ne rajon me një kapacitet prej 22 mijë spektatoresh dhe është vlerësuar me 4 yje, pra një impiant që mund te mirëpresë finalen e Ligës së Europës dhe Supërkupës.

/Ora News.tv/