Tomori paralajmëron tërheqjen nga gara: Futbolli i shpifur, ka rënë në dorën e maskarenjve

Dënimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës ka detyruar klubin e Kategorisë së Parë, Grupi B, Tomorin që të reagojë ashpër ndaj organeve kompetente. Përmes një komunikatë për Mediat, klubi beratas e ka cilësuar si turp këtë vendim, teksa ka shtuar se futbolli shqiptar është i shpifur dhe ka rënë në dorën e maskarenjve.

Ndërkohë që klubi beratas ka paralajmëruar se skuadra mund të marrë edhe vendimin drastik, atë të tërheqjen nga gara, duke nisur që këtë fundjavë.

Tomori u dënuan për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive të organizimit të ndeshjes me humbjen në tavolinë kundër Apolonisë, zhvillimin e katër ndeshjeve në fushë asnjënëse dhe pa spektator si dhe gjobë me masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.


Statusi i plotë:

Futboll Klub Tomori | Komunikatë për Media

TURP, TURP, KËTIJ FUTBOLLI SHPIFËSIRË QË KA RËNË NË DORËN E MASKARENJËVE

Klubi i Tomorit, pasi është njohur me vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili ka dënuar klubin tonë me humbjen e ndeshjes në tavolinë 0-3, katër (4) ndeshje pa tifozë në stadium asnjëanës, 2 milion lekë gjobë dhe dënimin me 8-të javë pezullim të trajnerit Santiliano Dule dhe ndihmësit të tij Arben Paja, kërkon të informojë mbarë opinionin publik shqiptar dhe më gjërë se kjo është një maskaradë e kurdisur nga disa pseudo-zyrtarë dhe servila, të cilët janë ushqyer me (lekë).

Përgjatë gjithë kampionatit janë dashur të na dëmtojnë nëpërmjet "kukullave me kurdisje" (arbitrat), por nuk ia kanë dalë dhe tashmë sulmi vazhdon nga e vetmja mundësi e tyre, Komisioni i Disiplinës, i cili është kthyer në një institucion qesharak dhe aspak serioz që dëmton imazhin e futbollit në Shqipërinë e mijra (halleve&problemeve)

Vendimi i ditës së sotme nga ky pseudo-organ juridik është një akt i papreçedent. Vetëm një organ i tillë mund të transformojë të vërtetën, duke iu shërbyer palës që ka hapur "thesin" për t'i ushqyer me kacole. Si mundet t'i humbash ndeshjen në tavolin një skuadër që brënda fushës së lojës është luajtur futboll i pastër dhe "fair play". Bidona apo ofendime ka kudo, por nuk arrihet deri aty sa një ekip humb ndeshjen në tavolinë. Vetëm Komisioni i Disiplinës i Federates Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë.

- NESËR DALIM NË KONFERENC PËR SHTYP... MUND TË TËRHIQEMI NGA GARA DUKE FILLUAR QË NGA NDESHJA E KËSAJ JAVE. DO BËHEMI I PARI KLUB SHËMBULL!!!

EMISIONET