Tomori nuk mban sekrete, zbulon prapaskenën me ish-yllin e Kombëtares Shqiptare

Tomori nuk mban sekrete, zbulon prapaskenën me ish-yllin e Kombëtares

Nuk kishte asgjë personale mes Asanit dhe Gjicit. Është ky mendimi i drejtorit të akademisë së Partizanit, Genc Tomori. Ndërkohë, i ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko". Tomori zbuloi edhe një prapaskenë të merkatos së para dy viteve.

"Asani nuk ka probleme me presidentin Gjici. Partizani nuk ka si synim si klub që futbollistët tanë të sulmojnë presidentin. Në emër të klubit them se Asani nuk ka gjë aspak personale me Gjicin. Asani kishte një kosto shumë të larta nga Shkupi. 150 mijë euro. Ishte dhe një skuadër tjetër, ajo që e ka formuar. Kishte një klub tjetër. Me dijeni tonë, Partizani ishte skuadra e vetme që e kërkoi. Asani erdhi pasi iku Ekuban. Vajushi është kërkuar nga Partizani para dy vitesh dhe ka thënë se unë nuk vij në Shqipëri. "-tha mes të tjerash Tomori.


EMISIONET