Merkato e janarit ka qënë shumë e zjarrtë edhe në Kategorinë e Parë.

Një prej skuadrave më aktive është padyshim Tomori. Beratasit po synojnë elitën e futbollit shqiptar dhe po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të përforcuar skuadrën.

I fundit në radhë është një sulmues. Bëhet fjalë për Elhan Galicën, i cili ka "braktisur" Adën e Velipojës për të firmosur deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi për një vit.

Por firma me shkodranin nuk do të jetë i fundit, me Tomorin që është në bisedime të avancuara me një qëndërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë nga Kategoria Superiore, i cili pritet të marrë edhe vendin e Çaços.


/Ora News.tv/