Tola: Do kërkojmë trefishim të gjobave për celularët

Tola: Do kërkojmë trefishim të gjobave për celularët

Kreu i Policisë Rrugore, Mit'hat Tola paralajmëron ashpërsim të gjobës për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve.

Trefishohen gjobat për përdorimin e  celularëve nga drejtuesit e automjeteve. Drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit'hat Tola  në emisionin "Ekopolitikë" mbrëmjen e 23 Shkurtit, tha se së shpejti në Kuvend do të dorëzohen një sërë propozimesh për ndryshime në kodin rrugor.

Mit'hat Tola: " Ta sqaroj edhe problemin e celularit. Ka një diskutim të madh që donim ta kalonim në 2014, kur u bënë ndryshimet e Kodit Rrugor, por kaluam vetëm rripin e sigurimit, e ashpërsuam në mënyrë drastike dhe sot të gjithë jemi dëshmitarë që rripi i sigurimit nga 20% ka kaluar mbi 60% që e vendosin. Bëmë kërkesë që të ashpërsonim edhe për celularin, por në pjesën, të themi politike, në pjesën e komisioneve parlamentare, në pjesën e diskutimeve, Ministria e Transporteve, u pa si një masë shumë e rëndë. Kërkuam dyfishimin.

Ne me celular e humbasim vëmendjen. Për mua duhet të trefishohet. E kemi gati.

Ka ardhur koha që Kodi Rrugor të ndryshojë. Transporti është në lëvizje. Në Shqipëri janë mbi 600 mijë automjete. Shto mjetet që vijnë nga pikat e kalimit kufitar."

Ndërkohë për të konstatuar parakalimet e gabuara,  Kreu i Policisë Rrugore ka bërë të ditur  se policia do të  vërë së shpejti në funksion një  dron .

Mit'hat Tola:“Kur shohin makinën e policisë dhe e ulin shpejtësinë, atëherë një nga masat është edhe dalja me makina private. Së shpejti do marrim një dron. Do përdoret për gjithçka.Droni është blerë, po kalaudohet në Ministrinë e Brendshme. Së shpejti do të vihet në funksionim për të evindetuar parakalimet e gabuara. Droni do të përdoret sot në rrugët interurbane, ashtu edhe në ato brenda qyteteve."

Ashpërsimi i masave penale dhe administrative vjen në një moment që në Shqipëri janë shënuar me dhjetra viktima. 


EMISIONET