Todi Mato, ekspozita homazh në 20 vjetorin e vdekjes së piktorit

Todi Mato, ekspozita homazh në 20 vjetorin  e vdekjes së piktorit

Pogradeci në pikturë kavaleti, vaji, grafika...këto janë disa nga veprat e të ndjerit Todi Mato, dhe kjo galeri është një kujtesë për krijimtarinë e piktorit dhe skulptorit të njohur.

Për të rinjtë, është një tablo e qytetit peizazhi i të cilit frymëzoi ndër vite pena e penela duke lënë pasi një kontribut të shquar  artistik e letrare, ndërsa për më të moshuarit kjo ekspozitë është nostalgji.

Enkel Gegprifti, nipi i Todi Matos trashëgon pasurinë e tij, ndaj për publikun kuroi më vëmendje 85 punime realizuara prej viteve '60- të e, deri në fund të jetës së artistit.

Gegprifti: Janë pasazhe dhe natyra të qeta.

Todi Mato, një jetë brenda telajos është homazhi për 20 vjetorin e vdekjes së tij. aty janë pikturuar Rrugica e shtëpi karakteristike, kopshte, kodra e gjire të virgjra të Liqenit të Lyknidës, të cilat sot janë mundur nga urbanizimi pa sistem. Ekspozita u vizitua nga një numër i madh artdashësish, piktorësh e artistësh nga Pogradeci dhe më gjerë.

/Ora News/

EMISIONET