Tjetërsuan 36 ha tokë në Spille, lihen në burg 10 të arrestuarit

Tjetërsuan 36 ha tokë në Spille, lihen në burg 10 të

Gjykata e Apelit Durrës ka konfirmuar masën e 'Arrestit në burg' për 10 të arrestuarit të Spillesë në Kavajë.

Të arrestuarit akuzohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë tokë në Spille, duke falsifikuar firmat e disa banorëve të Spillesë dhe më pas përpilonin certifikatat e pronësisë 

Prokuroria ka zbuluar se përfitues të pronave në Spille janë  të afërm dhe familjarë të te drejtuesve dhe ish drejtuesve te pushtetit lokal ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe  ish kryetarit të PS Gentiajn Daja.

Sipas Prokurorisë së Kavajës ka rezultuar se të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral nga “tokë pa frut” ose “pyll” në “tokë bujqësore” dhe në vijim të ndara me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), në fakt janë ende ranishte në breg të detit ose pyll.

Më pas këto pasuri të regjistruara në emër të shtetasve sipas AMTP janë tjetërsuar (shitur) me anë të kontratave noteriale tek blerës të dytë ose të tretë. Për këto arsye ngrihet dyshimi i bazuar se të gjitha praktikat për regjistrimin e pasurive në parcelat nr.1, 35, 37 dhe 178 të ZK 3501 ndodhur në Spille Kavajë (bregdeti) janë bazuar në dokumentacione tërësisht të falsifikuara.

EMISIONET