Gjykata e Kavajës ka dënuar me burg tetë personat e arrestuar në këtë qytet për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Tetë personat akuzohen nga prokuroria se përmes falsifikimit dhe korrupsionit kanë bërë tjetërsimin e 58 hektarëve tokë me pisha në plazhin e Spillesë të ndryshuara në dokumentacion si tokë arë. pjesë e sipërfaqeve të tjetërsuara ka qenë edhe një sipërfaqe prej 9600 metra/katrorë tokë brenda Komandës së Forcës Ajrore, të cilat i kanë kaluar me certifikatë pronësie një biznesmeni përfitues nga tjetërsimi i pronave.

Gjykata ka vendosur që ish-drejtori i Hipotekës Seid Cikalleshi të dënohet me 2.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.

Ndërkohë juristi Andi Gjeçi është dënuar me 2.4 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Ish-regjistruesi i hipotekës së kavajës Asim Arkaxhiu është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.

Gjykata ka vendosur që ish-punonjësi i hipotekës së Kavajës Aldo Kila të dënohet me 1.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.

i pandehuri tjetër Ilir Kaja, përfitues i pronave është dënuar me 3 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.

Gjykata ka vendosur dy vjet burg për shtetasin Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, duke vendosur ndaj tij edhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.

Në vendim theksohet se i pandehuri Dritan Kazazi, ish-hartograf i Hipotekës së Sarandës, dënohet me 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike për akuzat shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Bazuar në kërkesën e prokurorisë, ish punonjësja e protokollit të Hipotekës së Kavajës Aida Gjoci është dënuar me 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar në ndërmarjen komunale të bashkisë Kavajë.

/Ora News.tv/