Pas Agon Elezit, Skënderbeu nuk i ndahet firmave me futbollistë plot talent dhe të prespektivës. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin ganez, Emmanuel Kofi Essien.

Lojtari i kombëtares U-21 të Ganës luan në qendër të mesfushës, teksa ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme.

Essien pritet të sjellë freski në skuadrën korçare, me teknikun Ilir Daja që shton konkurencën në repartin e mesfushës.


/Ora News.tv/