Tjetër tragjedi në Siri, mbi 70 viktima nga sulmet me Sarin

Tjetër tragjedi në Siri, mbi 70 viktima nga sulmet me Sarin

Të paktën 70 persona kanë vdekur në një sulm të dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë, thonë shpëtimtarët dhe mjekët.

Forcat vullnetare të shpëtimit "Helmetat e Bardha", publikuan imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume. Grupimi tha se numri i të vdekur me gjasë do të rritej.

Nuk ka pasur verifikim të pavarur të raporteve, shkruan BBC.

Qeveria e Sirisë i ka quajtur akuzat për një sulm kimik një "trillim".

Departamenti amerikan i shtetit tha se raportet sugjeronin "një numër potencialisht të lartë të viktimave", duke përfshirë edhe familjet në strehimore.

DASH tha se Rusia me "mbështetjen e palëkundur" të saj për qeverinë e Sirisë - "mbart përfundimisht përgjegjësinë" për sulmet e supozuara.

Disa grupe mjekësore, monitoruese dhe aktiviste raportuan detaje të një sulmi kimik, por shifrat ndryshojnë dhe ajo që ndodhi është ende e qartë.

Qendra Media Ghouta pro-opozitare shkroi në Twitter se më shumë se 75 njerëz janë "mbytur", ndërsa një mijë njerëz të tjerë kishin vuajtur efektet e sulmit të supozuar.

Ajo fajësoi një bombë fuçi që thuhet se ra me një helikopter, të cila përmbante Sarin,  një agjent nervor toksik.

Bashkimi i Organizatave Mjekësore të Ndihmës, një organizatë bamirëse me bazë në SHBA, që punon me spitalet siriane, i tha BBC-së se Spitali Specialty Rural i Damaskut kishte konfirmuar 70 vdekje.

EMISIONET