Ëndërra për të parë Luka Modric me fanellën e Interit nuk është shuar ende për tifozët e zikaltërve. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane dhe spanjolle mesfushori kroat pritet të zhvillojë një tjetër takim me presidentin e Realit, Florentino Perez dhe duke iu referuar këtyre burimeve do i kërkojë kalimin në Seria A.

Ai dhe agjentët e tij pretendojnë se Perez i ka premtuar leje për tu larguar në fund të sezonit nëse ata fitojnë përsëri Ligën e Kampionëve, me Realin që arriti të triumfojë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Megjithatë, pas humbjes së shërbimeve të Cristiano Ronaldos në rrethana të ngjashme, te Reali i Madridit janë të vendosur të mos lejojnë një largim të një tjetër ylli nga "Santiago Bernabeu".

Por pavarësisht kësaj, te Reali nuk pritet të bëjnë lëshime, duke qënë përballë një presioni që sa vjen e shtohet nga tifozët e "Los Blancos" të cilët së fundmi janë tronditur dhe nga rezultatet e arritura në fushën e lojës, më në krye humbjen e finales së Superkupës së Europës përballë Atleticos së Madridit.

Takimi mes Modric dhe Perez vjen vetëm 24 orë para mbylljes së merkatos së Seria A dhe Inter është i paralajmëruar. Ofertë dhe kontratë afatgjate brënda pak minutash.

/Ora News.tv/