Tjetër sukses për Dua Lipën

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka njoftuar se do të jetë pjesë e fushatës reklamuese të xhinseve “PepeJeans London SS19”. Këngëtarja, fituese e dy çmimeve Grammy, është shprehur shumë e lumtur që është përzgjedhur në këtë fushatë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy, ka shënuar një tjetër sukses së fundmi, duke u përzgjedhur imazhi i markës së njohur të xhinseve “Pepe Jeans London”.

Përmes një postimi në Instagram, Dua është shprehur e lumtur që është përzgjedhur për këtë fushatë.

 “E emocionuar ju njoftoj se unë jam fytyra e re e fushatës “Pepe Jeans London” e realizuar nga David Sims. Jam shumë e lumtur që do të punoj me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër dhe do të jem muzikantja e parë në këtë fushate”, ka shkruar Lipa.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka publikuar disa foto dhe video në rrjetet sociale, teksa shihet duke reklamuar xhinset londineze.

Dua Lipa është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmimin “Grammy”, në eventin më të madh muzikor të botës. Ylli i muzikës ka fituar çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.



EMISIONET