Tjetër goditje e Interit në merkaton e kësaj vere

Tjetër goditje e Interit në merkaton e kësaj vere

Tek Interi nuk po mendojnë vetëm për transferimet por edhe rinovimet. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport" drejtuesit zikaltër i kanë ofruar rinovimin e kontratës teknikut të tyre, Luciano Spalletti.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Spalletti do të nënëshkruajë një kontratë të re trevjeçare me klubin para fillimit të sezonit. Ish-trajneri i Romës ka qenë përgjegjësi kryesorë për zikaltërit për një vit, duke lënë verdhekuqtë verën e kaluar.

Ai e udhëhoqi skuadrën e "San Siro"  deri në vendin e katërt, duke siguruar që klubi të kthehej në Ligën e Kampionëve me një fitore dramatike ndaj Lazio.

Marrëveshja e re pritet që Spallettin ta mbajë të lidhur me Inter deri në vitin 2021.

EMISIONET