Titulli festohet në shesh, të ftuar special nga klubi i Partizanit

Një festë gjigante po përgatitet mbrëmjen e së dielës në qendër të Tiranës.

Në orën 19:30, klubi i Partizanit do të festojë në mënyrën më të mirë të mundshme fitimin e titullit kampion pas 26 vitesh. Të kuqtë do të luajnë ndaj Kukësin këtë të dielë dhe pas takimit do të marrin medaljet dhe titullin e 16-të në histori.

Matematikisht, kryeqytetasit e fituan titullin 3 javë përpara fundit, pas fitores në derbin me Tiranën me shifrat 2-1. Që atëherë, klubi ka nisur organizimin për festën e veçantë të titullit. Madje, të kuqtë kanë rezervuar edhe një vend special për ata që kanë dhënë kontribut të veçantë për këtë fanellë.

Tribuna A është ajo që do të pres legjendat e të kuqve. Shpresohet se të kuqtë ta mbushin stadiumin plot e për plot në mënyrë që të dhurojnë edhe një atmosferë të bukur për këtë ndeshje të veçantë. Stafi i klubit ka menduar se festimet e titullit të 16-të në historinë e saj 73 vjeçare të jetë mjaft e veçantë. Pas ceremonisë së dorëzimit të Kupës së edicionit të 80-të të Superiores, festa do spostohet në qendër të Tiranës dhe konkretisht në sheshin "Nënë Tereza".

Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të ngjiten në skenën e improvizuar, e cila pritet të jetë e rrethuar nga shumë tifozë të kuq, të cilët pritet të jenë të shumtë.


EMISIONET