Bëhuni gati një tjetër kantier në Tiranë. Shumë shpejt do të nisë rruga e re nga Fabrika e miellit, pra shkolla teknologjike në Kombinat në Tiranë.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ky aks do të bëhet njësoj si rruga "Dritan Hoxha" me korsitë respektive.

Gjatë një analize pune me punonjësit e 3 ndërrmarrjeve të qytetit, Veliaj tha se investime të rëndësishme të rikualifikimit do të ndodhin në periferitë e qytetit, përkatësisht në këto zona: 

Shumë shpejt do të nisë ndërhyrja edhe në zonën e Astirit, zona e Unazës së re, Kashari, Yzberishti, Yrsheku.  Një zonë e lënë pas dore dhe e çorganizuar nga komuna që jepte vetëm vend për pallate por nuk linte vend për shkolla, kopshte, dhe kënde lojrash. Me këtë sinjalizojmë një fillim ndërhyrjesh në të gjitha zonat e periferisë, siç bëmë tek Fresku e Liqeni i Thatë" u shpreh Veliaj në analizën vjetore të drejtorive të punës së qytetit.

Gjithashtu bashkia e Tiranës do të nisë rikualifikimin total të unazës kryesore të kryeqytetit, duke ndërhyrë në 6 kryqëzime duke vendosur semaforë dhe sinjalistikë, me qëllim minimizimin e trafikut. 

Puna do të vijojë me shkolla. Punimet në shkollën 'Kosova' pritet të përfundojnë brenda këtij viti. 

Për ndriçimin e qytetit tha se rrugët janë 85% të ndriçuara, por duhet të bëhet më shumë punë.

Në fund të analizës dhe në prag të 1 majit ditës së punëtorëve, Veliaj shpërndau disa çertifikata mirënjohje për punonjësit e ndërmarrjeve.

/Ora News.tv/