Tiranë, vritet me armë zjarri një 32-vjeçar, plagoset shoku i tij

Tiranë, vritet me armë zjarri një 32-vjeçar, plagoset

Mbrëmjen e së dielës kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50  në rrugën " Shefqet Musaraj", pranë ish-parkut zonës së "21 dhjetorit".

32-vjeçari kishte dy emra-Viktima është Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, person me precedentë penalë, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij Melvin Disha 27 vjeç, të cilët kanë qenë së bashku në një lokal.

Sapo ata kanë dalë dhe kanë hipur në makinë, ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Dëshmitarët kanë parë një motor-Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e “21 Dhjetorit”, i thanë policisë se kanë parë një motorr që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy personat të plagosur brenda në makinë. Roland Boçi, 32 vjeç, ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital, ndërsa miku i tij Melvin Disha është jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka marrë një plumb në shpatull.

Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu.

Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, ishte dënuar me 2 vjet burg për plagosje disa vite më parë.

Në 26 korrik 2010 ai ishte përfshirë në një konflikt me dy persona ndaj të cilëve kishte qëlluar me armë duke u shkaktuar dëmtime pas një debatit në lokal.

Për këtë arsye pista kryesore e hetimt në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit është ajo e hakmarrjes.

v


EMISIONET