Tiranë, qendra masazhi të kthyera në fole prostitucioni

Tiranë, qendra masazhi të kthyera në fole prostitucioni

Tre administratore qendrash masazhi që vepronin në Tiranë janë arrestuar pasi akuzohen se kishin transformuar këto qendra në qendra ku vajzat e punësuara viheshin në dispozicion për të ushtruar prostitucion.

Të arrestuarit janë dy administratore të moshës 28 dhe 34 vjeç si dhe një burrë i moshës 33 vjeç, ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

"Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni."

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. 

Operacioni për arrestimin e shtetasve  H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L.Q 34 vjeçe, të tre banues në Tiranë u bë nga seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore.

Operacioni policor u kodua “Extra Service” dhe të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një u shpall në kërkim.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.

EMISIONET