Personi, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme tek ish-stadiumi "Dinamo" në Tiranë është Enea Keqa, 26 vjeç.

I riu, i cili ka marrë një plumb në këmbë, u transportua në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një sherr i momentit, mes të rinjsh.

"Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia mbrëmjen e djeshme.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të plagosjes si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


/Ora News.tv/