Tiranë, përfundon rehabilitimi i bllokut të banimit në njësinë nr 2

Tiranë, përfundon rehabilitimi i bllokut të banimit në

Në Tiranë ka përfunduar puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në Njësinë 2. Teksa inspektoi punimet, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se në këtë zonë falë investimit është rritur vlera e pronës si dhe është përmirësuar cilësia e jetës.

Kjo është pamja që të ofron blloku i banimit në Njësinë nr 2 në Tiranë pas investimeve të kryera nga Bashkia.

Qytetarja: Është qarë rruga. Kryevepër është bërë, edhe këtej edhe andej. Nkk jemi më në baltë. 

Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, Kryetari Erion Veliaj tha se falë investimit është rritur vlera e pronës, por edhe është përmirësuar cilësia e jetës së banorëve.

Erion Veliaj: Në një nga zonat që konsiderohej pjesa më e rëndomtë e njësisë 2, sot ka një vlerë komplet tjetër. Ndirçimi është led, janë mbjellë pemë, ka vende parkimi, rampa për karrocat, e gjithë infrastruktura nëntokësore, kur vjen puna tek kanalet e ujërave të shiut, ujërave të zeza që kanë qenë problematika më e madhe ku kthehej në një zonë dhe në një ligatinë e gjithë pjesa e poshtme e njësisë. Këto janë zgjidhur.

Pas zgjedhjeve tha ai është koha për të vijuar me projektet e reja ne kryeqytet.

Erion Veliaj: Thirrja ime për të gjithë qytetarët është: tani që beteja ka mbaruar nuk ka rëndësi fare nëse jemi të djathtë apo të majtë, nëse vajtëm të votojmë ose i bojkotuam. Rëndësi ka që jemi shqiptarë. Jemi tiransa dhe do duhet që të punojmë bashkë. 

Deputetja e PS, Vasilika Hysi theksoi se në këtë zonë nuk është investuar prej më shumë se 20 vitesh.

EMISIONET