Goditet një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave në Tiranë. Tre të rinj, njëri prej tyre 19 vjeç akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të  dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e "21 Dhjetorit"

Te ndaluarit jane 


- Gentian Kurti 25 vjeç,  banues në Tiranë.

-Marko Bano 19 vjeç, banues në Tiranë .

- Xhulio Koprencka, 23 vjeç  banues në Tiranë.


Policia e Tiranes informon: Shtetasit Gentian Kurti,  në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Babe Rexha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg. 

Gjithashtu në banesën ku keta shtetas  kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e  kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës material dhe  801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga neni   283/2  të  Kodit Penal.


/Ora News.tv/