Përmes “Fondit për Komunitetin” janë transformuar afro 50 pallate brenda 4 viteve. Përfitues janë edhe banorët e një pallati në Rr. “Thanas Ziko”, të cilët  kanë aplikuar pranë bashkisë për rehabilitimin e pallatit.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i siguroi se kjo mbështetje do të vijojë. Në mandatin e dytë Veliaj tha se do të shtojë numrin e pallateve që do të rikonstruktohen.

Nëse gjejmë këtë dakordësi dhe bëhen bashkë me administratorin dhe vijnë në bashki me një propozim si mund të rregullojnë pallatin e tyre ne do ta shumëfishojmë buxhetin në këtë mandat të dytë"

Nga ky projekt përfitojnë të gjithë ata qytetarë që banojnë në një pallat apo një lagje të caktuar dhe kanë zgjedhur e certifikuar administratorin e pallatit të tyre.

/Ora News.tv/