Një këmbësor është aksidentuar mbrëmjen e sotme në rrugën "Ali Demi" në Tiranë.

Sipas policisë, "mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës, si pasojë është aksidentuar një këmbësor me iniciale R. E rreth 69 vjeç"

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/Ora News.tv/