Tiranë, kapet shpërndarësi i kokainës në zonën e ish-bllokut

Tiranë, kapet shpërndarësi i kokainës në zonën e

Policia e kryeqytetit ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  "Blloku".

"Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R.M, dhe me  pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë", sqaron policia.

Po gjatë kontrollit fizik të  shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.

Në përfundim të veprimeve të kryera u arrestua  R. M., 22 vjeç, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. P., 32 vjeç, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi” dhe A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

EMISIONET