Një 21-vjeçar është goditur me thikë, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar Ergys Metani 25 vjeç.

Policia thotë se "ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës "thikë" i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve."

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një "thikë" si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva".

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të  parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.

/Ora News.tv/