Arrestim i ish drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paralajmëruar pak ditë më parë nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri në studion Tonight Ilva Tare. Gjiknuri  tha se kontrata për rrugën Tiranë-Elbasan është "paçavure", duke shtuar se gjatë muajit gusht u bë një kontratë në tavolinë prej mbi 30 milionë  euro në favor të kompanisë.

Damian Gjiknuri:  Rruga e Elbasanit është keqmenaxhuar. E para është bërë një projekt paçavure. E dyta, kështu është se fillohet me trumbeta dhe rrugët bëhen të pa studiuar. Mos të them pastaj, cilësia dhe mënyra se si është monitoruar kontraktori dhe mbi të gjitha duke mbyllur sytë shteti shqiptar, duke lejuar penalitete miliona e miliona, duke rënë dakord në tavolinë. E dini që gjatë gushtit kur njerëzit përgatiteshin për qeverinë e re, është bërë një procedurë e përshpejtuar që i janë njohur 30 e ca milionë euro kontraktorit. Një marrëveshje kriminale është e pazbatueshme. Ka prova, dëshmi. Është miratuar në tavolinë me shpejtësi dhe kur unë hyj në zyrë e gjej të kryej.

Kreu i Infrastrukturës sqaroi se të gjithja abuzimet ishin të bazuara në fakte konkrete dhe se nuk ishin akuza politike.

Ka prova. Ka dëshi. Është miratuar në tavolinë me shpejtësi dhe në datën kur unë ulem në zyrë gjithçka ka përfunduar.

Mëngjesin e premtes me urdhër të prokurorisë janë arrestuar dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma për akuzën e abuzimeve në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë janë ndaluar edhe  Rexhep Tarba (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit të shtëpisë. Ndaj zyrtarëve kërkohet masa arrestit me burg, ku nëse akuza vërtetohet rrezikojnë deri në vite 10 vite burg.

/Ora News.tv/