Tiranë, drejtuesi i biçikletës aksidentohet dy herë brenda pak minutave

Tiranë, drejtuesi i biçikletës aksidentohet dy herë brenda

Një 67 vjeçari në Tiranë i kanë ndodhur dy rastësi të rënda brenda pak momentesh, por fatmirësisht nuk kanë qenë fatale për të.

Shtetasi me iniciale F.L, banues në Kombinat, por udhëtonte me një biçikletë në rrugën "Konferenca e Pezës". Në këtë moment, një automjet tip Opel ndalon dhe kur drejtuesi hap derën e mjetit, 67 vjeçari përplaset.

Pak sekonda më vonë, ai përplaset gjithashtu edhe nga një autobus tip "Renault" me drejtues një 52 vjeç. Policia sqaron se 67 vjeçari ndodhet në spital.

Njoftimi: 

Muharrem R., 56 vjeç, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi rreth orës 14:30, në rrugën “Konferenca Pezës”, ka ndaluar mjetin e tij tip “Opel”, në momentin që ka hapur derën e mjetit, ka goditur me derë drejtuesin e biçikletës shtetasin F. L., 67 vjeç, banues në Kombinat Tiranë dhe pas goditjes me derën e mjetit, F.L., është goditur nga autobusi tip “Renault”, me drejtues, A. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë, dhe për pasojë është dëmtuar F.L., i cili dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve.

EMISIONET