Një banesë në Tujan të Tiranës është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Forcat Zjarrëfikëse të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

/Ora News.tv/