Tiranë, ballkoni i një pallati rrezikon të bjerë

Tiranë, ballkoni i një pallati rrezikon të bjerë

Ballkoni i një pallati pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, në zonën e Myslym Shyrit rrezikon të shembet.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raporton se ishte banori i këtij pallati që ka njoftuar policinë duke thënë se banesa e tij rrezikonte shembjen.

Menjëherë policia ka rrethuar perimetrin e suigurisë, ndërsa aktualisht situata paraqitet e qetë.

EMISIONET