Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, arrestohen 2 persona

Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, arrestohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për vjedhjen e disa rrobave në disa qendra tregëtare.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja” dhe shtetasja F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Këta persona kishin vjedhur disa rroba  në një qendër tregtare në Tiranë. Kanë organizuar punën dhe pas  analizimit të pamjeve filmike, e kontrolleve të shpejta të ushtruara  në ambientet e qendrës tregtare është bërë e mundur kapja e tyre”, - njofton policia.

Pas vjedhjes së rrobave në Tiranë, policia bën me dije se të arrestuarit i shisnin ato në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Pas arrestimit të tyre policia gjeti dhe sekuestroi rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë,  parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Foto Ilustruese

EMISIONET