Tiranë, aksidentohet për vdekje Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës

Tiranë, aksidentohet për vdekje Shefi i Njësisë Operacionale

Shefi i Njësisë Operacinale të Gardës së Republikës, Martin Nika është aksidentuar për vdekje. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, 31 vjecari Albert Memia nga Tropoja.

Sipas policisë 50-vjeçar Nika sapo kishte lënë shërbimin dhe ishte në këmbë në momentin e aksidentit.

" Albert Memia rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë", sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

EMISIONET