Tragjike në Tiranë/ Shembet skela, vdesin 2 punëtorë, plagosen 3 të tjerë

Mungesa e kushteve të sigurisë në punë ka sjellë një tjetër ngjarja tragjike.

Dy punonjës të cilët po çmontonin skelat në këndin e një pallati, për t'i zhvendosur në një tjetër anë në rrugën "Faik Konica" në Tiranë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të dëmtuar rëndë.

Shkak për ngjarjen ka qenë shkëputja e menjëhershme e strukturës, ndërsa të 5 personat kanë rënë nga lartësia.

Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç nuk kanë mundur t'i mbijetojnë plagëve të marra.

Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat, por të rinjtë janë gjetur të pajetë.

Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç janë dërguar në Spitalin e Traumës ku janë vënë në mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Punëtorët ishin duke punuar në pjesën e jashtme të objektit, kur rreth orës 15:30 skela është shkëputura.

Pas ndërhyrjes së parë në zonë kanë mbërritur dhe inspektorët e punës, të cilët kanë mbledhur provat mbi zbatimin e rregullores prej kompanisë ndërtuese. Paraprakisht mësohet se punonjësit ishin të siguruar.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shoqëruar administratorin e punimeve si dhe ka nisur hetimet për rregullat e sigurimit teknik në punë.

RTV Ora përcolli ngjarjen 

Ora 16:45 Vdes edhe punëtori i dytë

Ora 16:00 Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme

Ora 15:50 -Sipas informacioneve nga spitali mësohet se dy të plagosurit që janë në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Ora 15:45 -Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila transportoi drejt spitalit 2 punëtorë, ndërsa dy të tjerë ndodhet ende në skelën e rrëzuar.

Raportohet se dy nga punëtorët ndodhen  në gjendje të rëndë.

Ora 15: 30 - Mendohet se punëtorët kanë rënë nga 5 metër lartësi dhe kanë qenë të shpërndarë në vende të ndryshme të skelës.

Nuk dihen ende rrethanat si punëtorët u rrëzuan nga skela.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti në punë.

Shikoni fotografi te tjera ketu

(Foto nga pallati ku u rrezuan 4 punetoret)

(Foto nga pallati ku u rrezuan 4 punetoret)

(Foto nga pallati ku u rrezuan 4 punetoret)

EMISIONET