Tirana zyrtare për referendumin: Partitë ti përgjigjen vulllnetit të qytetarëve

Tirana zyrtare për referendumin: Partitë ti përgjigjen vulllnetit

Pas referendimit konsultativ të së dielës për çështjen e emrit të Maqedonisë,  Tirana zyrtare ka apeluar klasën politike në Shkup që ti përgjigjet vullnetit të qytetarëve dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.

Me një deklaratë zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se mirëpret votën "Po" të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marreveshjes së emrit me Greqinë.

Ndaj inkurajon vijimin e procesit legjislativ për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e arritur në Prespë, si rruga e vetme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Kjo deklaratë përfaqëson qëndrimin  zyrtar ndaj edhe Ministri Ditmir Bushati e tha si referencë kur u pyet për këtë çështje në Shkodër.

Një përgjigje direkte, Ministri Bushati e shmangu edhe në lidhje me një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Greqisë, ku përdorej termi Vorio Epir.

Bushati: Unë jam Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk jam komentator politik.Komentatorë politikë në Shqipëri janë me shumicë, e keqja është se një pjesë e mirë e politikanëve po kthehen dita- ditës në komentues politikë.

Kur u pyet për akuzat e opozitës për lidhjen e tij me krimin, Bushati tha se ndjente keqardhje, ndërsa theksoi se opozita nuk po ndikon pozitivisht për negociatat.

Ai ishte në Shkodër me Ministren e Shëndetësisë në kuadër të ditës ndërkomnëtare të të moshuarve.

EMISIONET