Unaza e Madhe, Veliaj: Puna do vijojë, nuk ka minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë

Unaza e Madhe, Veliaj: Puna do vijojë, nuk ka minoritet të

Bashkia e Tiranës është e vendosur për të mos bërë hapa pas për ndërtimin e Unazës së Madhe, pavarësisht kundërshtimit të banorëve për prishjen e shtëpive.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, deklaroi se puna nuk do të ndalet dhe për çdo pretendim Bashkia ka parashikuar zgjidhje.

Veliaj:  Punën nuk do ta ndalojmë për asnjë ditë, do vazhdojmë të punojmë përditë, përditë, duke shfrytëzuar çdo orë, çdo minutë për transformimin e Tiranës. 

Sigurisht, do të kujdesemi për çdo çështje sociale, për çdo shpronësim, për çdo kujdes me qira, për çdo trajtim special nëse dikush ka nevojë. Ky është i njëjti qytet që ka sot mensa sociale, që ka sot shtëpi sociale, që ka sot kredi të buta. 

Kemi treguar se dimë ta bëjmë shumë mirë trajtimin social, ama progresi nuk do të ndalet.

Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj.

Deklaratat Veliaj i bëri nga Barcelona, në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota.

EMISIONET