Edhe Tirana zyrtare e ka përshëndetur votimin e ndryshimëve Kushtetuese që i japin zyrtarisht emrin Maqedonia Veriore.

Ministri në detyrë i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se "Vota përfundimtare e Kuvendit është një demonstrim i qartë i shtyrjes së bllokut të shteteve për të çrrënjosur rrugën drejt NATO dhe BE. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime!"

Ky votim u përshëndet edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

"Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike", shprehet Basha.

/Ora News.tv/