Tirana mer 67.4% të totalit të financimit nga bankat e nivelit të dytë për blerje shtëpish.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë interesin e lartë për blerje banesash në kryeqytet.Ndërkohë niveli i kreditimit për individë vijon që të jetë i qëndrueshëm për disa vite me radhë.

Shqiptarët po marin më shumë kredi për të blerë një shtëpi.Ndërkohë që Tirana duket se ka marrë pjesën më të madhe të tortës së kreditimit për blerje banesash me rreth 67.4%, e cila reflekton dhe përqendrimin më të madh të kërkesës për blerje banesash në këtë qark, por edhe zhvillimin më të shpejtë urban dhe demografik të kësaj zone.

Nga ana tjetër, shpërndarja gjeografike e kredisë konsumatore rezulton më e njëtrajtshme, ku vetëm 46.3% e kredisë për këtë segment është e përqendruar në Rrethin e Tiranës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i portofolit të kredisë konsumatore në vitet e fundit reflekton ndër të tjera, përmirësimin në tregun e punës dhe marrëdhëniet me bankat.

Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë ka ruajtur normat e rritjes së një tremujori më parë.

Ndërsa gjithmonë e më shumë qytetarët po zgjedhin kreditimin në monedhën vendase, lekun, e cila ka arritur në 64% të totalit.

Kredia për biznese ka pasur përmirësim në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas Bankës së Shqipërisë ajo u rrit me me 7.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së këtij portofoli në 7.2%.

Kredia për biznese po ndjek një trajektore pozitive që nga fundi i vitit 2018, e mbështetur nga përqasja disi më pozitive e sektorit bankar ndaj bizneseve, pas ndryshimeve strukturore të ndodhura një vit më parë, si dhe nga kërkesa e shtuar nga ky grup.


/Ora News.tv/