Ky ishte tempulli artistik i hapësirës shqiptare.

Zanafilla e kësaj vatre artistike te shqiptareve figuron ne histori në 24 Maji i vitit 1944, ku si shfaqje përuruese u përzgjodh “Pleqtë dhe lufta”.

Por, emertimin legal si Teatri i shtetit e mori ne 24 Maj 1945. E para se të khehej ne institucionin teatror me te rëndësishëm te Shqiperise, godina e cila sot njihet si Teatri Kombetar, e ndertuar ne 1938-ten nga Italia, pati sherbyer si “Kinema Reviste” ne kompleksin kulturo-argetues “Circolo dopolavoro”, ku jepeshin shfaqje per ushtrine dhe kolonet italiane nga trupat teatrore shetitese.

Pak vite me vone, njihej si Kinema-Teater Kosova, derisa qeveria morri vendimin qe te themelohej Teatri Kombëtar.

Ne prill te vitit 1945, me rastin e kongresit te Rinise qe u mbajt ne Tirane, u dhane disa shfaqje teatrore te cilat nxorren si produkt, aktoret me te talentuar,duke krijuar keshtu te parin teater profesionist ne Skqiperi.

Ne kasten e pare te aktoreve figurojne emra si Mihail Popi, Fadil SHiroka, Mihail Stefa, Liza Vordi, Ndoc Deda etj..

Inaugurimi final dhe venja e emrit teatri profesionist i shtetit u be me 25 Maj 1945 –ku u dha shfaqja 'Topazi' nen regjine e Sokrat Mios, me lojen aktoriale te shkolles dramatike e cila u quajt shfaqja themeluese dhe u shfaq 4 here para 1300 spektatoreve.

Lindja e TK, perben padyshim nje nga vlerat sublime te kultures shqiptare.

Sot, 80 vite pas ngritjes se mureve te ketij institucioni, dilema e cila lindi natyrshem nder vite , nje orvatje rreth alternativash: nevoje per rikonstruksion apo domosdoshmeri per rindertim?

Diskutimi fillestar lindi nga nevoja, e nevoja çoi drejt disa zgjidhjeve ne terren. Amortizimi i çdo elementi, sistemi, orendive e deri te çarja e mureve te nderteses, qe alarmonte dukshem, te rikthen ne analizat e retrospektives per kete ndertese.

Nje studim shkencor i vitit 2007-2008, “Architectura moderna italiana per la citta d’ Albania”, publikon raporte te italianeve ku theksohet se qellimi i ndertimit te kesaj godine ne 38-ten ka qene shfrytezimi i ambienteve te saj per arsye argetimi e aktivitete sportive.

"Ndertesa ishte menduar nga projektuesit si nje qender polifunksionale, nje vend terheqes, takimi dhe aktivitetesh sportive"-pohohet ne relacionin teknik te ndermarrjes PATER, ne adrese te Cianos, ne shtator '38.

Studimi madje sakteson se per shkak te nevojes per te minimuzuar kostot, jane perdorur materiale te lira, si tallash e alga deti, te mbrojtura me çimento.

Studiuesit ne kete relacion theksojne se shkak per perdorimin e ketyre materialeve jo cilesore, eshte edhe periudha afatshkurter , qe kjo godine ishte parashikuar te funksiononte.

Se TK, Ishte miremenduar te kishte jete te shkurter si ndertese na e konfirmon edhe sot Drejtori I institutit te Ndertimit, z.Agron Hysenlliu.

Hysenlliu shpjegon se nder vite ka lindur nevoja per ekspertize e nderhyrje, por sot sipas tij, kesaj ndertese nuk i mjafton rikonstruksioni.

Po çfar thote ekspertiza e fundit per totalin e funksionit te kesaj ndertese?

E ne keto kushte , kur specialistet zotohen se teatri qendron ne kembe vetem vizualisht, ne krah te kryeministrit Rama ne 13 Mars te 2018-tes, arkitekti danez, Bjorke Ingels, prezantoi solemnisht, maketin e godines se re te TK.

Por, projekti i ri, i marre përsipër nga studioja me renome nderkombetare, Bjarke ingels Group, e ndau opinionin publik, veçanerisht kastin e aktoreve shqiptare ne dysh.

Nje pjese e mire qe e vleresuan ndertesen bashkekohore qe permbushte parametrat e një kompleksi multi-funksionale, e qe funksion paresor kishte sigurimin e ambienteve adapte per nje Teater Kombetar si dhe kontigjenti tjeter i artisteve, qe vleresuan se ndertesa mund ti nenshtrohej nje rikonstruksioni, duke ruajtur identitetin por edhe bagazhin e kujtimeve nga jeta artisike qe ka ngeluar brenda atyre mureve.

Nje vale protestash paqesore, degjesa me Ministrine e Kultures, Bashkine, me aktoret e shoqerine civile, e pasuan prezentimin e project-idese se re qe vinte nga zyrat e BIG ne Kopenhagen dhe Nju Jork.

Projekti, thelloi diferencat ne qendrime.

Por a e kemi njohur dhe studiuar, qofte dhe me sy te lire, projektin e ri te Bjarke ingels Group, e qe ne te ardhmen, mund te jete nje realitet vizibel per secilin kembesor ne kryeqytet.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralel me të.

Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim.

Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut.

Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box që janë kushtuar shfaqjeve.

Duke krijuar një tryptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar.

Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.

Një hyrje e madhe ndahet midis tre sallave të performancës dhe nëse është e nevojshme, hapësirat mund të ndahen për shfaqje të shumta që ndodhin në të njëjtën kohë.

Qarkullimi është gjithmonë i ndarë nga publiku. Punonjësit kanë akses nëpërmjet ashensorëve të tyre primarë dhe të mallrave, si edhe korridoreve private.

Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën harkun. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit.

Zyrat administrative ndodhen në katet e sipërme pjesën veriore me pamje nga qyteti. Furnizimi dhe shërbimet mbështetëse ndodhin nëpërmjet ashensorit të mallrave dhe kanë rrugë të dedikuara për punëtorët, si dhe Black Box në verilindje.

Aktorët qëndrojnë në një ndërtesë të ngjashme me atë të personelit administrativ.

Sapo të hyjnë brenda, ata kanë dhoma zhveshjeje dhe zona të tjera mbështetëse pranë auditorit.

Rrugët e dedikuara sigurojnë që ata kurrë nuk kalojnë në zonat ku kalon publiku, kur udhëtojnë ndërmjet reparteve të ndryshme dhe hapësirave të teatrit.

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit.

Në atë nivel, vizitorët mund të vazhdojnë deri në shkallët në ulëset e ballkonit dhe në çati, ose të marrin shkallët alternative deri në ambientet e shërbimit.

Ndërkohë që hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Hapësira në pjesën ballore të Shtëpisë i shërben drejtpërdrejtë hapësirës kryesore të auditorit, me akses në të dy sallat Black Box.

Çatia gjithashtu ofron hapësira publike për shfaqje informale ose specifike dhe me pamje mbi Parkun e Besimit.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Por cili eshte ne realitet arkitekti Bjarke Ingels, i listuar si nje rpej 100 njerezve me me influence ne bote nga prestigjiozja amerikane Times?

Dhe cilat jane punet qe prezantojne mirefilli studion me fame nderkombetare e njohur si BIG-Bjarke Ingels Group??

PROFILI

Studio të cilës i është besuar dizenjimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një nga më të njohurat në botë.

Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe që përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues.

Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.

Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.

Camp Nou i ri është konceptuar që të ruajë vlerat e arkitekturës së stadiumit historik, ku ndërthuret kultura tradicionale dhe bashkëkohore katalanase, ndërkohë që do të integrohet mjaft bukur edhe me hapësirat e reja.

Një tjetër stadium është dhe projektimi i shtëpisë së re të “The Washington Redskins”, një prej ekipeve më të njohura të futbollit amerikan.

Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014.Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.

Kompania më e njohur në botë ka vendosur që të ndërtojë një kampus të ri në Kaliforni duke ia besuar pikërisht kompanisë së njohur daneze falë eksperiencës që ajo ka në projekte të tilla madhore.

Ndër projektet më të veçanta janë dhe ndërtimi i muzeve dhe i shtëpive të artit.

Në Danimarkë Bjarke Ingels Group ka projektuar Muzeun e ri Detar Danez, i themeluar që në vitin 1915.

Aty janë të vendosura modele të ndryshme anijesh, piktura, fotografi dhe artifakte që ilustrojnë luftërat si dhe tregtinë daneze me Kinën dhe Indinë.

Muzeu ka mijëra piktura, një koleksion prej mbi 33,000 fotografish që ilustrojnë pothuajse të gjitha anijet daneze që nga viti 1880 dhe një bibliotekë prej 20,000 vëllime.

Për ndërtimin e këtij muzeu, Bjarke Ingels Group do të vlerësohej në vitin 2014 me Çmimin Evropian të Arkitekturës.

Në vitin 2006 u hap muzeu i artit modern Gyeonggi, i dizenjuar po nga Bjarke Ingels Group.

Ndërkohë, arkitektët e Bjarke Ingels Group kanë projektuar Muzeun Kistefos Jevnaker në Norvegji, Greenland National Gallery for Art si dhe kanë projektuar ndërtesën e Koncerteve Stavanger për të cilën ka fituar edhe Luanin e Artë në vitin 2004 në Bienalen e Venedikut për projektin më të bukur.

Për të gjitha këto projekte të realizuara në SHBA, Francë, Gjermani, Azerbajzhan, Japoni, Emiratet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës, Bjarke Ingels Group është vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme më fushën e arkitekturës dhe të urbanistikës.

Në vitin 2006 dhe 2008 është vlerësuar për ndërtesën më të mirë në Skandinavi.

Një vit më vonë për përsosmëri për projektim ndërsa në vitin 2010, Çmimi Europian të vitit për Arkitekturë. Kjo studio është nderuar dhe nga Akademia Franceze e Arkitekturës në vitin 2011 me çmimin Delarue. Gazeta më e njohur në botë Wall Street Journale e cilësonte Bjarke Ingels Group si studion më inovatore.

Në vitin 2012 dhe 2013 do të vlerësohej edhe nga Instituti Amerikan i Arkitektëve.

Nga stadiumi i Barcelonës te World Trade Center në New York, ja studio që do bëjë Teatrin e ri në Tiranë

Studio të cilës i është besuar dizenjimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një nga më të njohurat në botë.

Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe që përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues.

Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.

Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.

Camp Nou i ri është konceptuar që të ruajë vlerat e arkitekturës së stadiumit historik, ku ndërthuret kultura tradicionale dhe bashkëkohore katalanase, ndërkohë që do të integrohet mjaft bukur edhe me hapësirat e reja.

Një tjetër stadium është dhe projektimi i shtëpisë së re të “The Washington Redskins”, një prej ekipeve më të njohura të futbollit amerikan.

Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014.

Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.

Kompania më e njohur në botë ka vendosur që të ndërtojë një kampus të ri në Kaliforni duke ia besuar pikërisht kompanisë së njohur daneze falë eksperiencës që ajo ka në projekte të tilla madhore.

Ndër projektet më të veçanta janë dhe ndërtimi i muzeve dhe i shtëpive të artit. Në Danimarkë Bjarke Ingels Group ka projektuar Muzeun e ri Detar Danez, i themeluar që në vitin 1915.

Aty janë të vendosura modele të ndryshme anijesh, piktura, fotografi dhe artifakte që ilustrojnë luftërat si dhe tregtinë daneze me Kinën dhe Indinë.

Muzeu ka mijëra piktura, një koleksion prej mbi 33,000 fotografish që ilustrojnë pothuajse të gjitha anijet daneze që nga viti 1880 dhe një bibliotekë prej 20,000 vëllime.

Për ndërtimin e këtij muzeu, Bjarke Ingels Group do të vlerësohej në vitin 2014 me Çmimin Evropian të Arkitekturës.

Në vitin 2006 u hap muzeu i artit modern Gyeonggi, i dizenjuar po nga Bjarke Ingels Group. Ndërkohë, arkitektët e Bjarke Ingels Group kanë projektuar Muzeun Kistefos Jevnaker në Norvegji, Greenland National Gallery for Art si dhe kanë projektuar ndërtesën e Koncerteve Stavanger për të cilën ka fituar edhe Luanin e Artë në vitin 2004 në Bienalen e Venedikut për projektin më të bukur.

Për të gjitha këto projekte të realizuara në SHBA, Francë, Gjermani, Azerbajzhan, Japoni, Emiratet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës, Bjarke Ingels Group është vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme më fushën e arkitekturës dhe të urbanistikës.

Në vitin 2006 dhe 2008 është vlerësuar për ndërtesën më të mirë në Skandinavi.

Një vit më vonë për përsosmëri për projektim ndërsa në vitin 2010, Çmimi Europian të vitit për Arkitekturë. Kjo studio është nderuar dhe nga Akademia Franceze e Arkitekturës në vitin 2011 me çmimin Delarue.

Gazeta më e njohur në botë Wall Street Journale e cilësonte Bjarke Ingels Group si studion më inovatore. Në vitin 2012 dhe 2013 do të vlerësohej edhe nga Instituti Amerikan i Arkitektëve.

Gjigandi Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar në Tiranë

Arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, i cili në vitin 2016 u listua nga revista prestigjoze amerikane TIME, si një nga 100 njerëzit më me influencë në botë, është përzgjedhur nga Netflix, platforma më e madhe dixhitale në botë, për realizimin e një dokumentari për artin e arkitekturës dhe dizajnit.

Në dokumentarin me tetë seri të titulluar “Abstract: The Art of Design”, prezantohet arkitektura më kreative që po gjallon sot në botë, pioner i së cilës është padyshim Bjarke Ingels.

Gjigandi Netflix e prezanton atë si një nga profesionistët më të mëdhenj të fushës, me një vizion të jashtëzakonshëm arkitekturor dhe një karrierë shumë të pasur.

Aktualisht Bjarke Ingels po punon për projekte shumë të mëdha si projektimi i kullës së dytë të World Trade Centre në Nju Jork, selinë qendrore të kompanisë Google, stadiumin e Washington Redskins dhe kampusin e Institutit Smithsonian.

Sigurisht, listës së gjatë të projekteve të mëdha të realizuara nga Bjarke Ingels po i shtohet edhe Teatri i ri Kombëtar i Shqipërisë.

Gjate prezentimit te projektit te ri, kryeministri i vendit u zotua se teatri do te finalizohet Brenda tre viteve te ardhshme.

/Ora News.tv/