Tirana në 1928, para se të formulohej sheshi "Skënderbej" dhe të ndërtoheshin Ministritë

Tirana në 1928, para se të formulohej sheshi

Kështu paraqitej qendra e ardhshme e kryeqytetit në gusht 1928, pikërisht në vigjilje të shpalljes së Mbretërise Shqiptare.

Foto është publikuar në fb nga Arta Shkreli.

Në foto shihet se kulla e Sahatit ishte ende në rikonstruksion dhe do përfundonte për  të kremtet e 28 nëntorit të atij viti.

Mbretëria u shpall pranë godinës se veçuar poshtë majtas (shikoni foton), që quhej Senati, e cila fillimet i kishte patur si klub oficerësh, por që në atë kohë shërbente si seli e Parlamentit.

Vetëm dy vjet më pas, do të ndërtoheshin ndërtesat e Ministrive dhe u formulua sheshi "Skënderbej".

 
  
 

 

EMISIONET