Revista prestigjoze italiane "L'Espresso" i ka dedikuar sot kryeqytetit të Shqipërisë artikullin me titull "Tirana , kryeqyteti dinamik i Shqipërisë që po lan hesapet me të shkuarën".

"Qytetit është një nga simbolet e vitalitetit të ri të vendit ballkanik, i administuar nga një kryebashkiak i ri e krijues, shkruan gazeari Roberto Di Caro.  Por qyteti vazhdon të mbetet i ndotur nga të paprekshmit e trafikut të drogës.

"Me një buxhet vjetor rreth 100 milionë sa një komunë mesatare italiane, Erion Veliaj 38 vjeç e prej dy vitesh e gjysëm kryetar i Bashkisë së Tiranës, duhet të administrojë shërbimet për 980 mijë banorë, i katërfishuar pas rënies së regjimit, mesatarisht me 70 banorë në ditë", shkruan L'Espresso.

"Për festat, eventet e filmat është shpikur figura e "kryetarit të Bashkisë së natës", që i është besuar një ish-saksofonisti me tatuazhe e piercing.Sa i takon problematikës së transportit, mbetjeve urbane, ujit, kryetari i bashkisë së Tiranës ka vendosur lidhje me bashkinë e Veronës, Firences, Barit, "e kryetarët e bashkive mund t'ja dalin dhe vetë, ashtu si dhe në sport me Gianni De Biassin që çoi Shqipërinë në fazën finale të kualifikimeve europiane apo Cristian Panucci i cili po ndjek rrugën e tij," shkruan media italiane.

"Por është fakt se mes qeverive funksion një rrjet i dendur raportesh e bashkëpunimesh. Jo vetëm mes kryeministrave si Renzi në Tiranë më 2014 apo Edi Rama tek Gentiloni më 2017, por dhe ndër organe të ndryshme mes dy shteteve."

"E tillë Policia Financiare Italiane që periodikisht mbikqyr teritorin shqitpar më avionë e dronë në zbulim të plantacioneve me kanabis."

"Në 2016 u zbuluan 2000 të tilla e në 2017 prodhimi i kanabisit u reduktua me 1 % , thotë Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo.

"Në vizitiën e tij në Tiranë në nëntor të 2017 , Ministri i Brendshëm italian Marco Minnitti u shpreh qartë: "Tani duhet të godasim të parpekshmit."

"Ka bosa mafizoë të njohur nga të gjithë, disa të fshehur e disa që shëtisin të pashqetësuar, shkruan media italiane, "sistemi gjyqësor favorizohet nga një mosaktivitet spontan i prokurorisë shpesh në konflikt me qeverinë."

"Çdo gjyqtar e prokuror ndodhen tani nën shqyrtimin e cilësive të dënimeve të dhëna, miqësive, lidhjeve, pasurisë personale dhe të të afërmve deri në shkallë të dytë", sqaron për L'Espresso Ambasadori Cutillo.

"I pari i vënë nën pikëpyetje për një hetim trafiku droge nga Policia Financiare e Katanias është ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri."

"I kemi lënë rrugë të lirë investigimit dhe ne vetë kemi nisur një hetim, deklaron kryeminsitri Edi Rama. E kemi përjashtuar nga grupi parlamentar, nga partia duke e shprehur qartë se urojmë të jetë i pafajshëm por këtë gjë do duhet ta provoj", përfundon artikullin e saj revista italiane L'Espresso.

/Ora News.tv/