Tirana kërkon të fitojë derbin e parë, shënjestron sulmuesin e Partizanit

Tirana kërkon të fitojë derbin e parë, shënjestron

Emanuele Mensah dëshiron që të largohet nga Partizani.

Sulmuesi 25 vjeçar nuk e shikon të ardhmen te kampionët e Shqipërisë. Pas ndryshimeve në stafin teknik ai pritet të ketë më pak minuta në dispozicion. Mësohet se Mensah nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bëjnë të kuqtë dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë të largohet.

Ganezi ishte titullarë stabël në sezonin e kaluar nën drejtimin e trajnerit, Skënder Gega, ku grumbulloi 35 ndeshje, 30 prej të cilave në kampionat. Sezonin e shkuar, sulmuesi ishte deciziv me 7 gola dhe një asist në të gjitha kompeticionet. Një ndër klubet e interesuar për Mensah është Tirana.

Bardheblutë zhvilluan takime edhe gjatë merkatos së janarit me njerëz pranë sulmuesit nga Gana, por në fund nuk arritën që të gjenin akordin dhe ai qëndroi te Partizani, ku u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Por tashmë situata ka ndryshuar dhe 25 vjeçari dëshiron një sfidë të re në karrierë.

Tirana tenton të përfitojë dhe menjëherë është hedhur në sulm. Trajneri, Ardian Mema kërkon të përforcojë majën e sulmit dhe e shikon Mensah si një alternativë mjaft të mirë, pasi ganezi mund të aktivizohet në disa pozicione në fazën e avancuar.

EMISIONET