Tirana bën detyrën, mposht Pogradecin dhe konfirmohet në krye

Tirana bën detyrën, mposht Pogradecin dhe konfirmohet në krye

Tirana ka mposhtur pastër 3-0 Pogradecin, me bardheblutë që e kanë nisur në mënyrën e duhur fazën play-off në Grupin B.

Të besuarit e Ze Maria kaluan shumë shpejt në avantazh. Pas 14 minutash lojë ishte Ngoo ai që zhbllokoj rezultatin. Sulmuesi afrikan "i harruar" në zonën e skuadrës pogradecare e kishte të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës. Dyfishimi erdhi nga këmbët e Greca që pas një shpërqendrimi të mbrojtjes vendase lëshoj një të majtë të fuqishme që u ndal vetëm nga rrjeta. Goli i Grent Halilit në minutat e fundit vulosi rezultatin e takimit në 3-0.

Më këtë fitore Tirana konfirmohet si lideri i grupit, ndërsa Pogradeci "noton" në ujëra të qeta, pasi nuk rrëzikon rënien në një kategori më poshtë.


EMISIONET