Momente frike e tmerri gjatë një shfaqjeje me kafshët në Arabinë Saudite. 

Një tigër sulmon një fëmijë të vogël i cili kishte shkuar për të shijuar shfaqjen. Ndërhyrja e zbutësit të kafshëve arriti të shpëtojë fëmijën. Nuk kanë munguar as polemikat për mungesën e sigurisë në ambientet ku mbahej spektakli.

Videoja e publikuar në youtube tregon momentin tmerrësisht të frikshëm  kur tigri papritur  rrëmben fëmijën dhe nuk e lëshon.

 Është dashur vetëm ndërhyrja e zbutësit të kafshës duke e grushtuar që tigri të lëshonte fëmijën.

/Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/