Tifozi më i pafat në botë!

Tifozi më i pafat në botë!

Çmenduritë për të parë nga afër skuadrën e zemrës janë kthyer në një trend tashmë. I fundit që i shtohet kësaj liste është një tifoz japonez, që ka udhëtuar për 33 orë nga Tokio në Buenos Aires për të qenë prezent në finalen e parë të Kupës Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.

Isamu Koto është një tifoz i Bocas, i cili nuk mund të humbasë mundësinë për të parë skuadrën e tij kundër rivalëve më të urryer.

Ai harxhoi 2.400 dollarë për të bërë një udhëtim ekspres, pasi kishte planifikuar të ishte në qytet për 24 orë dhe përshëndeti ekipin e tij në "La Bombonera". Megjithatë, ai nuk priste që shiu të shkatërronte një udhëtim që ai kishte planifikuar në mënyrë emocionues dhe me entuziazëm të tillë.

Së paku ai arriti të hyjë në stadium para ndeshjes por zyrtarët dhanë lajmin e "hidhur" për Koto dhe për të gjithë të pranishmit: Ndeshja u shty! Takimi mes Boca dhe River është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme, nëse moti nuk i pengon skuadrat që të zbresin në fushën e blertë.

EMISIONET