Tifozët kuqezi "paqe" me FSHF-në, rikthehen në stadium për të mbështetur kombëtaren

Kombëtarja do të ketë me vete tifozët kuqezi për dy ndeshjet e rëndësishme të rradhës. Siç është lajmëruar edhe më parë, tashmë është zyrtare, tifozët kuqezi do të rikthehen të mbështesin kombëtaren në këtë moment deciziv.

Takimi mes palëve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka sqaruar pikëpamjet e tyre përsa i përket menaxhimit të tifozëve në stadiumet shqiptare.

Tifozeria ultra e Shqipërisë do të jetë prezente në datën 7 shtator në stadiumin "Elbasan Arena" për të mbështetur djemtë e trajnerit Panucci.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook tifozët kuqezi kanë deklaruar se do të jenë të vendosur në tribunën C2.

Gjithashtu ata lajmërojnë se ndaj Skocisë në datën 10 shtator do të jenë të pranishëm në stadiumin " Hampden Park".

Ja postimi i plotë në Facebook:


EMISIONET