Ëndërra për të parë Edinson Cavanin përsëri me fanellën e Napolit është e madhe për tifozët e të kaltëve.

"President, na jep Cavanin"-shkruhej nga mbështetësit në rrjetet sociale të klubit.

Ndërkohë nuk ka munguar përgjigjja e Aurelio De Laurentiis, që është me të vërtetë brilante.

"Unë jam Edinson Cavani juaj"-iu kthye De Laurentiis.

De Laurentiis bëri një paraqitje të papritur në dyqanin zyrtar të Napolit në Dimaro të shtunën në mëngjes, duke nënshkruar disa autografe dhe duke biseduar me tifozët.

Cavani ka gëzuar tre sezone në "San Paolo" para se të bashkohet me Paris Saint-Germain në vitin 2013.

/Ora News.tv/