Tifozët e Anglisë janë paralajmëruar për "sjelljen e pakuptimtë" të shkaktuar nga konsumimi i alkoolit përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Policia u përball me 387 incidente pasi skuadra e Anglisë fitoi ndaj Suedisë të shtunën (7 korrik).

Këshilli i Shefave të Policisë Kombëtare (NPCC) tha se ka pasur 1.086 incidente të lidhura me futbollin që nga fillimi i turneut, me 226 incidente të lidhura me abuzimin në familje dhe 230 arrestime.

Ata treguan gëzimin e tyre duke u ngjitur mbi semaforë, shtylla elektrike dhe stacione autobusësh. Nuk kanë lënë pas ambulancat, ku kanë shkaktuar shumë dëme pasi kanë shkatërruar objekte publike.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se policia do të jetë e pranishme gjatë ndeshjeve për të vënë situatën nën kontroll, pasi ata gjithashtu duhet të përgatiten për protestat që janë organizuar përpara vizitës së Donald Trump të enjten.


/Ora News.tv/