Kaosi në "Selman Stërmasin" ndëshkon Tiranën: Dy ndeshje pa tifozë

Kaosi në "Selman Stërmasin" ndëshkon Tiranën: Dy

Komisionit të Disiplinës së FSHF ka dënuar Tiranën me zhvillimin e dy ndeshjeve pas spektatorë.

Vendimi u dha pasi tifozët e klubit të Tiranës shkaktuan kaos në stadiumin "Selman Stërmasi". 

"FK Tirana dështoi në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve,"-raporton Komisioni i Disiplinës.

Barazimi ndaj Kukësit të martën (6 nëntor) revoltoi tifozët kryeqytetas që "thyen" barrierat ndarëse dhe u futën në fushë. Ata u drejtuan drejt futbollistëve të Tiranës për t'i hequr fanellën ndërsa tentuan të përplasen fizikisht me to.

Komisioni i Disiplinës së FSHF ka ndëshkuar edhe lojtarët:

1. Lojtari i FK “Tërbuni”, Denis Taku, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF “Devolli”, Ardit Jaupaj, për provokim të publikut dhe sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF “Delvina”,për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të nenit 13/1 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të tilla do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

4. Lojtari i SHS “Përmeti” Xhuljo Mamushi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtareve të ndeshjes dhe për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 48/1/d ,49/1/a dënohet me 4 (katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i FK“Kamza” U-19, Albjon Alimema, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

6. Lojtari i “Shkendija” T.B U-19, Bashkim Koleci, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i “Term FC” U-19 Gentjan Noka për sjellje të gabuar ndaj ekipit kundërshtar në bazë të nenit 48/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

8. Zyrtari i KF “BRIANS” U-17,Aldi Shyti, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. FC “Bylis” U-17,për mosparaqitje në ndeshje në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

10. Lojtari i FK “Tomori” U-17,Remino Nazeraj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4(katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.


EMISIONET